Burri vret ish gruan dhe më pas i jep fund jetës

Dy persoja jane gjetur te vdekur në lagjen Emshir të Prishtinës, paraditen e kesaj te diele.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti konfirmoi lajmin per Radion Europa e Lire.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjentë”, tha Ahmeti.

Policia e Kosovës tha se ka nisur hetimin për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht mesohet se viktimat jane burre e grua qe ishin ndare prej pak kohesh.

Duket se konflikti ne cift ka vazhduar edhe pas ndarjes c;’ka ka sjelle edhe kete tragjedi.

Ne vendin e ngjarjes eshte gjetur arme zjarri, cka ka lene dyshime se burri 40 vjecar ka vrare ish gruan e tij Sebehate Sopi 30 vjece.

Leave a Reply