Nxënësit e studentët e familjeve të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë me 26 nëntor, do të marrin burse mujore prej 15 mijë lekësh.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi, sipas të cilit nxënësit e studentët në familje e viktimave marrin burse mujore prej 15 mijë lekësh te reja.
“Për t’u ardhur në ndihmë në këtë situatë, që nuk ka nevojë për koment, do të marrin një bursë mujore prej 15 mije lekësh çdo nxënës dhe çdo student në familjet e viktimave. Është trefishi i bursës së ekselentëve që jep Republika e Shqipërisë”,- tha Rama.