Gatishmëria pas tërmetit/ OSHEE: 1500 punonjës shërbim 24 orë, staf shtesë dhe bazë materiale në zonat e prekura

OSHEE ka vendosur në gatishmëri 24 orë rreth 1500 punonjës në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, FushëKrujë, Vorë, Laç, të shpërndarë në linja dhe stacione 35kV, kabina dhe fidera.

Po ashtu, është shtuar personeli, është garantuar baza materiale dhe mjetet e transportit për çdo nevojë, jo vetëm për mirëmenaxhim të rrjetit shpërndarës të OSHEE, por edhe në shërbim të qendrave akomoduese për përballimin e situatës të krizës nga tërmetit .

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit shkaktoi 50 viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Leave a Reply