Bushati: Rezultat zhgënjyes votimi në UNESCO

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka quajtur një rezultat zhgënjyes votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në këshillin e këtij institucioni. Në një lidhje telefonike në edicionin e lajmeve të Top Channel, Bushati nuk dëshiroi ta quante këtë një dështim të lobimit të Shqipërisë.

“Unë di që në vendin tonë është kthyer një praktikë dhe modë që kur ka fitore askush nuk penalizon fitoren dhe relativisht kur nuk ka rezultate që dëshirohen gjithmonë ka një ngut për të shigjetuar dhe gjetur përgjegjësit. Por mund të them që është rezultat zhgënjyes për shkak se për tre vota Kosova nuk arriti të bëhej anëtarë e UNESCO-s. Por ky është një votim që konsolidon aleancën strategjike të shqiptarëve me Perëndimin. Ky është një votim që mendoj se do ta vendosë në pozitë më të menduar edhe vetë BE-në për të qënë më kushtëzues ndaj Serbisë, dhe për të qënë më eficcent në partneritete reale në rajonin tonë për të evituar në ccdo rrethanë kthimin e rajonit tonë në një zonë të influencave të ndryshme”, tha Bushati.

Duke komentuar votimin, ministri i Jashtëm shqiptar tha ai ishte një pasqyrë e rrethanave dhe përplasjeve gjeopolitike, që “për fat të keq kanë disa kohë që janë prezente dhe në Ballkan”.

Për votimin kundër apo abstenim të disa shteteve surprizë, sicc është dhe Polonia, ministri dha këtë përgjigje: “Është natyrisht surprizues fakti që një vend anëtar i BE, që njihet gjerësisht për sendimentet e forta pro perëndimore dhe proamerikane, abstenoi në rastin e Kosovës. Shpresoj që të mos jetë një qëndrim i qeverisë dhe ekipit të ri që do të marrë drejtimin në Poloni dhe gjithashtu shpresoj që të mos jetë një qëndrim që ngatërrohet me sterotipe negative për shkak të situatës së ngarkuar me të cilën përballet sot për sot Europa si pasojë e valës së refugjatëve apo ekstremizmit të mundshëm”.

Leave a Reply