Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP, e cila ka në fokus diskutime mbi mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në luftën kundër COVID19.
Homologët gjatë ministerialit theksuan domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore, për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë, shtuar cilësinë e burimeve njerëzore, zhvilluar ndërlidhjen infrastrukturore dhe forcuar lidhjen në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës.
“Shqipëria do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive dhe kontributin përmbajtësor në nismat e bashkëpunimit rajonal…”, tha Cakaj në një status në Facebook lidhur me pjesëmarrjen në ministerial.