“Vendet e rajonit, më problematike se Shqipëria”
Qeveria e ka komentuar Raportin e Deparatamentit Amerikan të Shtetit për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve përmes Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Gent Cakaj e ka cilësuar dokumentin pasqyrë realiste për Shqipërinë dhe inkurajues për reformat që vijojnë.
Cakaj thotë se raporti duhet lexuar qartë, pasi , ndryshe nga vendet e rajonit ka një performancë më pozitive. Sipas Ministrit Cakaj, raporti i DASH nuk ndikon në vendimin e 30 Qershorit për hapjen e negociatave me Shqipërinë./TvKlan