Lehtësimi i procedurave doganore Shqipëri-Kosovë, rrit shkëmbimet tregtare

Rritja e bashkëpunimit midis dy Administratave Doganore të Shqipërisë dhe Kosovës, i hapë rrugë rritjes së nivelit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Gjatë një takimi bilateral midis krerëve të Doganave të dy vendeve, organizuar në Korçë, u ra dakord që të rritet bashkëpunimi në disa fusha. Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi, tashmë zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa drejtori i ri i Doganave, Arlind Gjokuta shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej këtë nismë që tashmë është konkretizuar me projekte të shumta të përbashkëta.

Ky bashkëpunim do të intensifikohet në shkëmbimin e informacionit dhe profile risku të përbashkëta, si dhe lehtësim të procedurave për operatorët e të dy vendeve.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, e konsideroi këtë si një lehtësi për biznesin shqiptar, duke çuar përpara vullnetin e dy Qeverive.

Lehtësitë e procedurave në dy sistemet doganore do të ulin jo vetëm kohën e procesimit për biznesin, por edhe reduktim të kostove për to.

Vullneti i të dy administratave doganore është që ndërthurja e dy sistemeve sidomos në pikën doganore të Kosovës në Durrës dhe në degën doganore të Morinës të sjellë një qasje ndryshe për sipërmarrjet e të dy vendeve.

Leave a Reply