BE propozon kufizime të reja në udhëtim
Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së një lloji…
Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së një lloji…
Balla: Të përfshirë, miq të Bashës. PD: Qeveria, e lidhur me mafien Shumica nuk duket e shqetësuar nga përgjimet e…
Byroja hetimore amerikane FBI ishte kërkuar si opsion për të hetuar rastin e Smilkovës, që kishte ndodhur në prillin e…
MPJ: Shkeli karantinën. Rusia: Provokim i qartë Diplomati rus Aleksej Krivoshev, që u shpall non grata nga qeveria shqiptare, është…
Pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për kandidatët që nuk mund të garojnë për deputetë…
Ministria e Jashtme turke lëshoi një deklaratë me rastin e shtrirjes së ujërave territoriale greke në 12 milje detare në…
12 anëtarë të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara janë hequr nga shërbimi në masat e sigurisë për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden pas një verifikimi të figurës së tyre, që përfshinte shqyrtimin për lidhje të mundshme me ekstremizmin e krahut të djathtë, thanë të martën zyrtarët e Pentagonit. Një zëdhënës i Pentagonit tha se kontrolli shkonte përtej lidhjeve me grupet ekstremiste. Një anëtar i Gardës u hoq nga shërbimi për të mërkurën për shkak të mesazheve shqetësuese të tij dërguar me telefon dhe për një tjetër ishte marrë informacion përmes një linje telefonike të posaçme për këtë qëllim, u tha gazetarëve gjenerali i ushtrisë Daniel Hokanson, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare. “Për të qenë të kujdesshëm, po veprojmë dhe po i heqim menjëherë nga shërbimi në Kapitol dhe aktivitetet e inaugurimit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman. Të dielën, sekretari në detyrë i Mbrojtjes Chris Miller tha se FBI-ja po ndihmonte ushtrinë amerikane në verifikimin e të dhënave për më shumë se 25,000 trupa të Gardës Kombëtare që janë vendosur për të ndihmuar në mbrojtjen e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për shqetësime të mundshme të sigurisë përpara inaugurimit të zotit Biden të mërkurën. Verifikimi filloi që nga java e kaluar dhe FBI-ja po punon gjithashtu për të parë nëse ndonjë anëtar i shërbimit aktual ka marrë pjesë në trazirat e 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara nga mbështetësit e Presidentit në largim Donald Trump. Javën e kaluar, Garda Kombëtare e Virxhinias tha se Jacob Fracker, një oficer policie që nuk ishte në shërbim, i akuzuar në lidhje me trazirat e dhunshme në Kapitol, ishte një tetar në këmbësorinë e Gardës së shtetit./VoA
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama për Bashkimin Evropian për vaksinat. Basha tha…
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka cilësuar të turpshme kritikat e Ramës ndaj BE dhe vendeve anëtare për vaksinën…
Presidenti Ilir Meta u pyet për mundësinë e një koalicioni të madh PD-PS në zgjedhjet e 25 prillit. Në përgjigjen…