Dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni në Çekinë Perëndimore.
Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përplasjen fatale, në kufirin e fshatit Milavace, i cili është afër kufirit me Gjermaninë. Helikopterët dhe ambulancat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë personave të plagosur.
Zëvendëskryeministri çek, Karel Havlicek tha se një nga trenat nuk zbatoi shenjën”Stop” dhe u përplas me trenin tjetër.