Çeki/ Përplaset treni, humbin jetën 2 persona, 7 në gjendje të rëndë

Dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni në Çekinë Perëndimore.

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përplasjen fatale, në kufirin e fshatit Milavace, i cili është afër kufirit me Gjermaninë. Helikopterët dhe ambulancat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë personave të plagosur.

Zëvendëskryeministri çek, Karel Havlicek tha se një nga trenat nuk zbatoi shenjën”Stop” dhe u përplas me trenin tjetër.

Leave a Reply