Marihuana dhe kujtesa janë të lidhura në mënyrë lineare. Sa më tepër pini marihuanë, aq më të këqia do të jenë rezultatet në testet e memories. Por, sa më të këqia?
“Washington post” jep shembull për ta treguar ndikimin e marihuanës. Kemi dy grupe prej 10 njerëzve. Secilit prej tyre u tregojmë 15 fjalë që duhet ti mbajnë në mend. 25 minuta më vonë, u kërkojmë ti përsërisin fjalët.
Në grupin e parë ka njerëz që nuk pinë marihuanë dhe ata mbajnë në mend në mesatare 9 nga 15 fjalë. Në grupin e dytë janë ata që pinë marihuanë çdo ditë gjatë 5 viteve të fundit. Ata mbajnë në mend në mesatare 8,5 fjalë nga 15.
Kjo nuk duket si një dallim i madh, por nëse e shumëzoni atë me çdo pesë vite të përdorimit të marihuanës, dallimi rritet. Të gjithë njerëzit nuk përdorin aq marihuanë. Nga 3,358 të anketuarit në hulumtim, 311 (8%) kanë përdorur marihuanë çdo ditë për më tepër se 5 vjet.
Ekspertët brengosen që legalizimi i marihuanës do të shkaktojë rezultate të tmerrshme.
Aftësitë tjera kognitive që janë hulumtuar, përqëndrimi dhe shpejtësia e procesimit, nuk janë dalluar tek përdoruesit e marihuanës.