CIA publikon dosje për vrasjen e Osama bin Ladenit

CIA ka nxjerrë mijëra dokumente, video, audio dhe fotografi të konfiskuara në maj 2011 gjatë sulmit nga forcat speciale amerikane, gjatë të cilit Osama Bin Laden u vra në Abotabad, në vendstrehimin e tij.

Dosjet voluminoze, më shumë se 500GB, përfshijnë letrat e ‘Sheikut të terrorit’, komunikimet familjare, fotografi e video edhe të kreut të organizatës, të konsideruara “të rëndësishme” nga CIA, për të “kuptuar planet dhe modus operandi-n e organizatave terroriste”.

Pjesa më e madhe e materialit është në gjuhën origjinale arabe. Përveç dosjeve të gjetura në PC e Bin Ladenit, publikimi përfshin ‘Ditarin’ e liderit të al-Kaidës, 288 faqe me shkrim dore.

CIA thekson se disa dokumente fotografike janë “marrë menjëherë gjatë sulmit, sepse besohej se ishte e dobishme për të gjetur ndonjë plan për sulme, apo identitetin e elementeve operative të organizatës”.

Informacione që në kohën e sulmit konsideroheshin të një rëndësie imediate. / Bota.al

Leave a Reply