Një komplot sekret për të rrëzuar presidentin rus Vladimir Putin tashmë mund të jetë duke u zhvilluar brenda rrethit të tij të brendshëm, ka bërë të ditur një burim brenda CIA-s.
Miqtë e Putinit kanë filluar të fshihen nga frika se pushtimi rus në Ukrainë mund të dështojë, si dhe po shtohen spekulimet për shëndetin e presidentit rus.
Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes dhe një aleat i ngushtë i Putinit, mund të jenë qendra e rebelimit për ta rrëzuar presidentit, ka bërë të ditur kreu i CIA-s në Moskë, Daniel Hoffman.
Ai theksoi se nëse dikush do ta rrëzojë Putinin, atëherë një gjë të tillë do ta bëjnë fshehtë, me qëllim që ai të mos i gjej dhe t’i vrasë të parët.
“Askush nuk do t’i kërkojë, ‘hej Vladimir, a do të largohesh?’ Jo do të jetë çekiç në kokë, dhe ai do të jetë i vdekur”, tha Hoffman për Daily Beast.
Hoffman tha se janë tre lojtarë kyç që duhet pasur parasysh nëse Putini do të zëvendësohet, me Nikolai Patrushev, shefin e Këshillit të Sigurimit të Putinit, që është potencialisht në krye të listës.
Të tjerët janë Alexander Bortnikov, kreu i Shërbimit Sekret të Rusisë e njohur si FSB dhe Sergei Shoigu, që konsiderohet si njëri prej njerëzve që do ta zëvendësonin presidentin rus.
Pozita e Putinit mund të rrezikohet nëse ekonomia e vendit dobësohet, dhe vendi humb më shumë ushtarë dhe gjeneralë.
Megjithatë sipas një ish-agjenti tjetër të CIA-s, Ronald Marks, ekziston frika se mund të mbizotërojë një situatë kaotike në Moskë.
“Rruga për në ferr do të hapej. Nuk po flasim për nxjerrjen e tankeve nëpër rrugë. Do të shihni shumë njerëz rreth tij – dhe d o të jetë e vështirë të kryhet kjo punë”, paralajmëroi ai për Daily Beast.
Rusia besohet se ka humbur deri në 10 gjeneralë në luftën në Ukrainë, si dhe mbi 30 zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë.
Madje besohet se mbi 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftime dhe mbi 100 mijë tjerë janë plagosur.
Rusët kanë humbur edhe mbi 4 mijë tanke dhe mjete të ndryshme të blinduara, 216 aeroplanë luftarak dhe 183 helikopter e 620 dronë.
Pingback: “NUSPRODUKTI I NJË KOMPLOTI DHE TRADHËTIE” | 1KlikLarg.com