Britania dhe Franca pajtohen për më shumë përkrahje për Ukrainën

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti francez Emmanuel Macron, janë pajtuar që të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën, derisa po vazhdon pushtimi rus në Ukrainë.

Gjatë takimit të tyre në Samitin e G7-ës në Gjermani, dy liderët evropianë theksuan nevojën për mbështetjen më të madhe për Ukrainën

“Ata janë pajtuar se ky është momenti kritik për kursin e konfliktit”, tha zëdhënësi i zyrës së kryeministrit britanik.

Edhe Macron ka përgëzuar kryeministrin britanik për ndihmën ushtarake të dhënë për Ukrainën, dhe kështu liderët u pajtuan që të rrisin mbështetjen për këtë vend evropian.

Deklarata e përbashkët e tyre vjen në kohën kur Johnson po u kërkon aleatëve perëndimorë të qëndrojnë të vendosur për çështjen e Ukrainës, derisa po përpiqet të lë anash për pak vështirësitë e tij politike brenda Britanisë.

Në anën tjetër presidenti amerikan Joe Biden që u takua sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz, tha se perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë.

Leave a Reply