Udbashët, sidomos ata që katapultohen në pozita të lakmueshme, të ndihmuar edhe nga oficerët e shërbimeve sekrete që kanë qenë në bashkëpunim me ish-UDB-në, gjithmonë gojën e kan përplo me “fe e vatan”! Krejt kjo për të shkaktuar eufori me qëllim që të kenë materiale për të raportuar nëpër shërbimet e ngjashme si dikur UDB-ja
Nga Fejzi Salihu
A ka kuptim që në mesin e Ulemasë, në mesin e hoxhallarëve të kërkohen personalitete patriotike. Ka, gjithësesi, sepse të gjithë hoxhallarët nuk mund të futen në një thes! Po ama, a ka kuptim që në mesin e hoxhallarëve të mos luftohen “hoxhallarët” që kanë shërbyer apo që vazhdojnë t’i shërbejnë UDB-së dhe ideologjive të ndryshme antishqiptare! Natyrisht, do të dalë ndonjë si puna e Shaqir Fetait, të cilin institucionet e shërbimeve intelegjente e katapultojnë në krye të institucionit fetar ndërsa ky pastaj, me mish e me shpirt, do të përpiqet që të flasë për kontributin e ulemasë si dhe për angazhimet e “hoxhollarëve” që po flijohen për “vatan dhe iman”! Me këtë përpjekje, lloji i Shaqir Fetait, do të angazhohet që të gjithë t’i fusë në një thes, se të gjithë “hoxhollarët” janë për “iman e vatan”, madje edhe ai vetë! Sic!
Çka i thuhet atij hoxhe që i shërben hajnisë nëse jo hajn? Po çka i thuhet atij hoxhe që i shërben krimit nëse jo bashkëfajtor në krim? Po çka i thuhet atij hoxhe që përpiqet ta mbulojë rrenën nëse jo rrencak! Po ai hoxhë që i shërben udbashit, çka i thuhet nëse jo alet i udbashit, kolaboracionist apo “bilbil” që këndon në veshë të UDB-së!
Vërtet, si do të quhen një ditë të gjithë ata që i shërbejnë Shaqir Fetait nëse jo informatorë të Shaqir Fetait, alias, “ORAO”-s, spiunit të oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit dhe Temelko Boshkovskit, satrapit të shqiptarëve të pollogut!
Sot, të gjithë janë nevojtarë të një rroge, sepse secili ka familje dhe duhet të jetojë. Por ama, të sigurojnë rrogë doke i shërbyer Shaqir Fetait, kjo është rrogë e mëkatshme dhe nuk i bën për nga shëndeti mirë as fëmijës, as familjes!
Të gjithë e dinë se si erdhi Shaqir Fetai, zgjedhje e cilave shërbime ishte instalimi i tij në krye të BFI-së, si e tradhëtoi shokun më të ngushtë apo “babain shirtëror” të tij dhe si e eliminoi “plakun” duke mos iu dridhur qerpiku! Tipike kjo sjellje e një udbashi!
Po pse e instaluan pikërisht Shaqir Fetain? Natyrisht, sepse sistemi i bodimit e kishte favorizuar Shaqir Fetain, UDB-a mjaftueshëm kishte hyrë në kredi tek i njëjti dhe, kështu shpërblehet shërbimi!
Tani, të gjithë hoxhallarët e vendit, a do të kenë shans të mburren ndonjëherë se, ja, i kanë shërbyer Shaqir Fetait! T’i shërbeshë këtij mahluku do të thotë se i ke shërbyer tërthorazi UDB-së. Dhe, kontribut patriotik i ulemasë do të llogaritet vetëm ai angazhim për ta spostuar aty ku e ka vendin Shaqir Fetai. Vetëm ky angazhim do të llogaritet “për iman dhe vatan”, gjithçka tjetër që shkon në të mirën meskine të Shaqir Fetait do të llogaritet kontribut për udbashin dhe shërbimin e tij ruso-sllav!
Kjo periudhë do të ngelë jashtëzakonisht e varfër me teologë nacionalstë e patriotë, me teologë të devotshëm që i kanë shërbyer të mirës! Sepse, “të gjithë” (me shumë përjashtime, ndonëse të heshtur!) po i binden Shaqir Fetait, gjegjësisht, strukturave të ish-UDB-së! Prandaj, sa herë që Shaqir Fetai manipulon me “ka dhënë kontribut për iman e vatan” në fakt e ka fjalën për manipulim, sepse, thellësisht ai e di që nuk është as për “vatan e as për iman” por për UDB, sepse i ka ngelur shprehi që nga vitet studentore (ai e di se cilët patriotë i ka marrur më qafë!)
Nuk ka hoxhallarë të gjallë e të sinqertë i cili do të pajtohej se shërbimet që i ofrohen udbashit janë shërbime për “fe e atdhe”! Ato shërbime shkojnë drejtë kanalizimeve të UDB-së, prandaj, duhet të kihet shumë kujdes kur të kërkohen patriotët në mesin e Ulemasë. Nuk ka patriotë aty ku nuk luftohen kolboracionistët dhe tradhëtarët!