Kur dëshironte Sulejman Rexhepi t’i disiplinojë të padëgjueshmit, ju thoshte: “Juve duhet me ua sjellë Afrim Tahirin që…”! Të gjithë pastaj dridheshin e rrinin sus? Pse kaq frikë nga Afrim Tahiri? Kush është ky? Çka është Afrim Tahiri! Vetëm një luftëtarë i devoshëm kundër të gjithë atyreve që e kriminalizuan dhe po e thellojnë krimin në BFI
Shkruan: Andi Rakipi
Vazhdojnë veprimet antikushtetutare, antiislame e antikombëtare në BFI-në e riuzurpuar nga Shaqir Fetai! Tërë kjo veprimtari po shoqërohet me apelin bizar: “Të jemi bashkë se do të na vie Afrim Tahiri e pastaj…”
Shaqir Fetai ashiqare po e shikon se po i rrëshqet dheu nën këmbë, ashiqare po e ndjenë se u bë gaz i botës, ashiqare e ka të qartë se një ditë edhe familjarët e vet do të gërditen prej tij. Shaqir Fetai nuk do ta ketë fundin e Sulejman Rexhepit, por, fatkeqësisht, do ta ketë edhe më të tmerrshëm, sepse nuk e ka moshën e lojës ftohtë-nxehtë, Shaqir Fetai do të përvëlohet fare!
Në Bashkësinë Fetare Islame, nuk po luhet vetëm “loja” e Afrim Tahirit, i cili ka programin e vet, ka platformën fetare e kombëtare, si dhe ka biografinë bilur të pastër. Strategjia e tij është të shpëtohet BFI-ja, të ringritet, të marrrë pozitën e vet në shoqëri e në shtet, t’i kthehet pesha dhe roli që e meriton dhe që tashmë e kanë kontrabanduar, sidomos Shaqir Fetai, për interesa meskine.
Në Bashkësinë Fetare Islame sot për sot janë tri-katër klane që luajnë lojëra të kota e të huaja, të padenja për një shqiptar e për një mysliman të mirëfilltë. Po luhet loja e Sulejman Rexhepit, e Shaqir Fetait dhe e shërbimeve sekrete. Afrim Tairi synon që nga BFI-ja t’i dëbojë të gjithë elementet antiislame e antishqiptare, ato elemente që BFI-në e duan vetëm sa për t’ia gllabëruar vakëfin, si dhe t’i stopojë të gjitha lojërat e pandershme që po luhen mbi kurriz të këtij Institucioni. Emërues i përbashkët i këtyre grupacioneve sektariane që po funksionojnë aktualisht në BFI është se janë të vetëdishëm se i vetmi shpëtim i Institucionit është Platforma e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI!
Në BFI, sot për sot, vepron klani që po quhen “spiunët” e Sulejman Rexhepit, klani tjetër antisulistë, vepron çereklan i Shaqir Fetait, si dhe klani i karrieristëve të cilët po bëjnë gara se kush do të jetë më spiun i madh, kush ka afërsi më të madhe me elementet antiislam të pushtetit dhe kush do të takohet sa më shpesh me Zoran Zaevin! Jo vetëm Zaevi, por as gjyshi e stërgjyshi i tij, madje as katragjyshi i tij, nuk do të jenë në gjendje ta shpëtojnë BFI-në dhe ta ngrisin mbi tabanin antikushtetutar, vetëm sa për të dëshmuar se myslimanët e parapëlqejnë kaosin; asnjërit prej tyre nuk do t’i interesonte një BFI stabile dhe e fortë, siç do t’i interesonte, bie fjala, Afrim Tahirit, angazhimi i të cilit nuk bëhet për një vend pune e as për ndoonjë post në BFI.
Sot në BFI, asnjëri klan nuk është në paqe të sigurtë njëri me tjetrin. Në BFI shumë shpejt do të krisin grushtat e shqelmat. Ka të atillë që duan rikthimin e Sulejman Rexhepit, ka të atillë që ngelën të zgënjyer nga intriga e Shaqir Fetait, nuk janë as për Sulën e nuk janë as për Shaqon, elementët e shërbimeve sekrete po insistojnë që BFI-ja sa më shumë të mbështetet dhe të varet nga këta shërbime policore. Dhe, krejt kjo lojë po i pëlqen pushtetit të “përfaqësuar” nga Shaqir Fetai, sepse, vetëm pushtetarët dalin fitues duke e thithur pikën e fundit të palcës së BFI-së. Medet, ku ka degraduar ky Institucion!
Zoti është i Madh, pa dyshim! Ai nuk do të lejojë kurrë që myslimanët të mbesin pa Institucioni e vet. Ai do t’i urdhërojë që një ditë, shumë shpejt, të mblidhen dhe të vendosin që të ikin në të mirë të BFI-së, ashtu siç u erdhi “urdhëri i zi” që të mblidhen kriminelët dhe brenda ditës ta dëbojnë kryeparin e tyre! Zoti Mëshirëplotë thërret vetëm në rregullim e në harmoni. Kurse aty ku ka kriminelë e b…q… nuk ka harmoni. Prandaj këta nuk i shpëton askush, përveçse margjinalizimi total dhe ndëshkimi që u takon sipas meritave. Ai i di punët më së miri dhe jo veglat e nëntokës! Të gjithë këta që po e synojnë shkatërrimin e BFI-së, me në krye Shaqir Fetain, janë krimnelë të pasardhësve të tyre, sepse edhe vetë këta e dinë që, kjo lojë e ndytë antiislame do t’u kthehet pasardhësve të tyre, nipave, stërnipave! Kush prek vakëfin do ta paguajnë me shëndet pasardhësit e tyre. Kjo është e vërtetë si Zoti Një!