Çmimi i energjisë “acaron gjermanët”, ekspertët: Do të bjerë, por ja se kur

Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet gjermane. Rritja e çmimit të energjisë ka një sërë shkaqesh dhe efektesh – teksa ekspertët supozojnë se konsumatorët duhet të përshtaten me kostot më të larta të benzinës, gazit ose energjisë elektrike edhe në një periudhë më të gjatë, thote DW.

Çmimet e energjisë e kanë rritur normën e përgjithshme të inflacionit në Gjermani muajt e fundit. Sipas portalit krahasues Verivox, kostoja mesatare e gazit natyror për një familje me një konsum vjetor prej 20.000 kilovat/orë do të jetë 1402 euro në vit në tetor 2021, rreth 300 euro më e lartë se një vit më parë. Konsumatorët do të duhet të paguajnë 9.3 përqind më shumë për energji elektrike në krahasim me vitin e kaluar. Ekspertët e lidhin rritjen e shpejtë të çmimeve, veçanërisht për gazin dhe naftën bruto ose benzinën, javët e fundit me disa faktorë, duke nisur nga nafta që mbetet e pakët në treg e kjo mban çmimin të lartë.

Në tregun europian të gazit, objektet e zbrazëta të magazinimit të gazit dhe puna e mirëmbajtjes në infrastrukturë kanë çuar në një rritje të shpejtë të çmimeve. Çisternat me gaz natyror të lëngshëm (LNG), të cilat vijnë kryesisht nga SHBA, në vend të Europës, po shkojnë drejt Azisë, ku mund të arrihen çmime edhe më të larta.

Një faktor konsiderohen po kështu spekulimet në tregun financiar. Sipas ekspertëve, rritjet ekstreme të çmimeve të javës së kaluar janë ndoshta të një natyre të përkohshme. Kur të mbushen objektet e magazinimit të gazit dhe të furnizohet më shumë gaz përmes tubacionit të ri Nord Stream 2, çmimet ka të ngjarë të bien.

Leave a Reply