Në Vuhan i Kinës, ku koronavirusi është shfaqur për herë të parë, është rritur numri i viktimave nga kjo sëmundje në 1,290.
Me këtë shifër, numri i viktimave është rritur nga 2,579 në 3,869.
Autoritetet thanë se rishikimi është bërë për të adresuar disa vonesa dhe raportime të gabuara.
Vdekjet shtesë janë raste që u raportuan “gabimisht” ose u humbën plotësisht, thanë autoritetet.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, me rishikimet e marra në konsideratë, Kina zyrtarisht ka mbi 83,700 të infektuar me koronavirus dhe mbi 4,600 viktima.
Ekspertët kanë vënë në dyshim infeksionet dhe vdekjet e raportuara nga Kina, duke vlerësuar se shifrat janë shumë të ulëta dhe jo të besueshme.
Ata gjithashtu kanë thënë se Qeveria e Kinës ka hezituar, veçanërisht në fillim, të raportojë rastet dhe shkallën e shpërthimit.
Uashingtoni e ka akuzuar Pekinin për fshehjen e shkallës së shpërthimit në ditët e para dhe për mospublikimin e të dhënave të sakta.
Kritika të ngjashme kanë bërë edhe Franca dhe Britania.
Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, është përhapur në mbi 180 vende të botës.
Aktualisht janë mbi 2.1 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 145,000 të vdekur.