Shpërthejnë vatra të tjera zjarri në afërsi të Çernobilit

Zjarre të tjera kanë shpërthyer serish në termocentralin e braktisur nuklear,  Çernobil në Ukrainë. Shuarja e flakëve është vështirësuar nga erërat e forta, thanë zyrtarët ukrainas.

Shërbimet e urgjencës ishin në gjendje të shuanin një zjarr që shpërtheu afër objektit bërthamor ditë më parë, dhe zyrtarët ukrainas kanë refuzuar çdo rrezik rrezatimi.

Ndërkohë, shërbimet e urgjencës shtetërore kanë treguar që tre zjarre të reja kanë shpërthyer, të cilat nuk janë në shkallë të gjerë dhe as kërcënuese.

“Niveli radioaktiv në Kiev dhe rajoni i Kievit është brenda kufijve normalë,” tha Volodymyr Demchuk, drejtor i Shërbimit të Reagimit të Emergjencave.

Leave a Reply