Covid ekzistonte më herët, dyshime të reja për Kinën

The Australian ka publikuar të tjera fakte se Kina ishte në dijeni të përhapjes së Covid-19 më herët se kur u raportua rasti i parë në Wuhan.

E përditshmja shkruan se në bazë të disa dokumenteve sekrete të nxjerra nga inteligjenca amerikane thuhet se një shkencëtar që ishte pjesë e ushtrisë kineze paraqiti në atë periudhë një kërkesë për leje për një vaksinë anti-Covid.

Kjo gjë u kërkua 5 javë para 24 Shkurtit 2020, datë kur autoritetet kineze konfirmuan se koronavirusi përcillet nga njeriu tek njeriu. I quajtur Zhou Jusen, ai është vlerësuar nga partia komuniste kineze me medalje për punën e tij dhe kërkimet shkencore.

The Australian ka zbuluar gjithashtu se shkencëtari ka humbur jetën në rrethana shumë misterioze pas kërkesës për leje që kërkoi nga autoritetet e Pekinit. Mendohet se Jusen po hetonte mënyrën e përhapjes së Covid-19 dhe ekziston mundësia se ai ka patur prova të forta që vërteton se koronavirusi ka dal nga laboratori edhe pse kjo gjë vijon të hidhet poshtë nga Kina.

Madje financime për këtë projekt kanë dhënë edhe institutet e drejtuara nga epidemiologu amerikan Anthony Fauci. Instituti i Wuhan-it ka bashkëpunuar në atë kohë edhe me Universitetin e Minesotës dhe Qendrën e Gjakut në Nju Jork.

Leave a Reply