Çuçi: 95% e produkteve në tregje janë shqiptare! Në mars eksportet u rritën 20%

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se aktualisht në tregje 95% e produkteve janë prodhim vendi. “Nuk mund të ndalojmë të tregohen produkte që vijojnë nga jashtë Shqipërisë. Një nga sukseset që shumë shpejt do të materializohet, fakti që kemi treguar kujdes për forcimin e pikave të grumbullimit, që përveç tregjeve të reja bëjmë edhe një lloj ngritje të standardit të ambalazhimit të produktit.

Me investimin përmes skemave, kemi suportuar deri në 60% në këto pika për të krijuar një standard të shitshëm të produkteve shqiptare, në nivele europiane dhe shkojnë drejt e në markata europiane dhe kanë filluar bisedimet të thithen edhe nga markatat shqiptare. Sa i përket tregut fshatar të frutave perimeve, se bananen nuk e bëjmë dot, 95% në treg të tjerat që bëhen këtu janë shqiptare. Produktet tona do të shkojnë në Gjermani, Austri dhe vendet e Ballkanit” tha ai.

Leave a Reply