“The Guardian” ka publikuar listën e 30 mijë klientëve të një banke në Zvicër Credit Suisse, të cilët kishin mbi 80 miliardë paund në llogaritë e kësaj banke.
Por klientë ishin kriminelë që kanë kryer tortura, trafikantë droge, dhe njerëz që akuzohen për korrupsion dhe krime të tjera të rënda. Të dhënat e zbuluara të Credit Suisse janë të mbushura me politikanë dhe aleatët e tyre që kanë qenë të lidhur me korrupsionin përpara, gjatë ose pasi kishin llogaritë e tyre.
Klient i bankës është dhe Pavlo Lazarenko, i cili shërbeu për një vit të vetëm si kryeministër i Ukrainës midis vitit 1997 dhe 1998 përpara se të hapte një llogari në Credit Suisse me vlerë 3.6 milion paund.
Klientët e bankës janë dhe djemtë e Mubarakut, Alaa dhe Gamal, të cilët themeluan një perandori biznesi në Egjipt. Edhe mbreti Abdullah i Jordanisë kishte një llogari në këtë bankë me 230 milion franga zvicerane. Llogari bankare kishin djemtë e një shefi të inteligjencës pakistaneze.
Në listë janë edhe një trafikant qeniesh njerëzore nga Filipinet, një bos i bursës së Hong Kongut i burgosur për ryshfet, një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij të famshme në Liban, por edhe politikanë të dënuar për korrupsion në Ukrainë. Në artikullin e ‘The Guardian’ thuhet se ka edhe klientë nga Shqipëria apo pa bërë emra konkretë.