Tenisti spanjoll shkruan historinë

Carlos Alcaraz shkruan historinë e tenisit botëror. Talenti spanjoll fitoi finalen e turneut të “Rio Open”, për t’u bërë tenisti më i ri në moshë që triumfon në ATP 500. 18-vjeçari iu imponua maksimalisht kundërshtarit të tij, Diego Schwartzman për ta mposhtur 2-0 me sete.

Sfida që zgjati për 1 orë e 28 minuta pa superior Alcaraz, që triumfoi 6-4, 6-2 për të marrë titullin e dytë të madh në karrierë. Kjo fitore pritet ta ndihmojë 18-vjeçarin numër 20 në botë që të ngjitet akoma dhe më shumë në renditjen e tenisit botëror, duke u konfirmuar si një nga talentet më premtues të viteve të fundit.

Leave a Reply