Debat në Parlamentin Evropian për RMV-në

“Shpresojmë se edhe Maqedonia e Veriut, edhe Bullgaria me anë të një dialogu konstruktiv do të arrijnë rezultate të qëndrueshme dhe do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Duhet të kemi masa konkrete sa i takon zbatimit dhe kjo punë duhet të mbikëqyret me shumë vëmendje. Kjo është e nevojshme me qëllim që të jemi të sigurt se Konferenca e parë Ndërkombëtare do të mbahet sa më shpejt. Po, këtu duhet të kemi objektivitet dhe besim në procesin aderues. Duhet të kemi pasqyrë më të gjerë gjatë ndërtimit të besimit të përbashkët që të mund ta ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët. Na duhen ura për bashkim, e jo mure për përçarje”, tha Ilhan Quçuk – eurodeputet bullgar.

Euro -komisari për zgjerim, Oliver Varheji shpreson se ende ka gjasa që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut të mbahet gjatë kryesisë së Portugalisë me BE-në. Varheji e lavdëroi Raportin për progresin e RMV-së në rrugën drejt BE-së dhe vlerësoi se raporti përputhet me konstatimet e Komisionit evropian.

“Bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore të procesit për përparimin drejt BE-së, janë të rëndësishme edhe marrëveshjet bilaterale duke e përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe marrëveshjen me Bullgarinë që duhet edhe më tutje të zbatohen. Në këtë moment inkurajoj Shkupin dhe Sofjen që t’i dyfishojnë përpjekjet që të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjet bilaterale, i inkurajoj të gjitha palët që të veprojnë bashkërisht dhe të sillen në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga deklarata ose aksione që mund t’i minojnë interesat e BE-së”, deklaroi Oliver Varheji – Euro – Komisar për Zgjerim.

Euro- komisari vlerësoi s e Maqedonia e Veriut ka ende për të punuar në pjesën e reformave. Në debatin për raportet për vendet e Ballkanit perëndimor, euro deputetja Tanja Fajron tha se vetoja bullgare për negociatat me RMV-në është e papërgjegjshme. Ajo porositi se veprimi njëanësh nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret për anëtarësim me BE-në duke shtuar se Bullgaria duhet ta tërheqë veton, për shkak se, siç tha ajo, kriza që do ta shkaktojë vetoja do ta rrezikojë të gjithë procesin e zgjerimit për vendet e tjera të rajonit.

Leave a Reply