Luis Suarez e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën te Atletico Madrid.
Sulmuesi që pak ditë më parë la Barcelonën për Atleticon, sot bëri debutimin zyrtar me ekipin e Diego Simeones, në ‘Wanda Metropolitano’ kundër Granandës, ku vendasit fituan 6-1.
Se Barça gaboi me të, siç thonë shumë legjenda – e vërtetoi menjëherë ndikimi i tij në ndeshjen e parë.
Suarez u inkuadrua në lojë për t’ia bërë sefte me fanellën e Atleticos në minutën e 71’, kurse në atë të 72’, dhuroi një super asist për Marcos Llorenten, ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 4-0.
Pak minuta më vonë, për ta bërë edhe më të shijshëm këtë debutim, ai e gjeti vet golin.
Pikërisht Llorente bëri asist për Suarez tani, derisa ishi i Barcelonës shënoi një gol shumë të bukur me kokë, të parin për Atleticon – duke e nisur me këmbë të mbarë te ekipi i ri.
Ishte i pari pas shumë të tjerëve, pasi Suarez e gjeti edhe më vonë golin, në minutën e 93′ (dy gola një asist në debutim).
Golat tjerë i shënuan Diego Costa, Angel Correa dhe Joao Felix.