Dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë pritet të largohen nga detyra pas hyrjes në fuqi të reformës në drejtësi.Por pyetja e madhe është: Kush do ti zëvendësojë ata dhe kush jep garanci që edhe ata që do të emërohen nuk do të kenë të njëjët cilësi?: Të paaftë dhe të korruptuar.
Duket se përpos neneve të forta në ligjin e ri, është gjetur edhe ilaçi tjetër.
I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri publike për herë të parë nismën e tij që u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë diplomuar në Perëndim dhe SHBA të vijnë në Shqipëri dhe të bëhen pjesë e gjyqësorit shqiptar.“Është e papranueshme që aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës që të jetë diplomuar në vendet e BE-së dhe në SHBA”, tha Manjani për gazetarin Qafoku.
Sipas tij ironia është se në vitin 1990 vetëm në Shkodër ishin 5 juristë të diplomuar jashtë vendit, ndërsa sot në të gjithë vendin asnjë.
Manjani shtoi se natyrisht edhe kjo kërkon disa ndryshime në ligj sepse ka pengesa skandaloze për këtë kategori.
Ironia shtohet kur mëson se për tu pranuar në shkollën e magjistraturës kërkohet si kusht mesatarja 8. Por sipas Manjanit si mund të mos pranohet në Magjistraturën shqiptare një i diplomuar në univeristetin e Sorbonës në Francë sepse e ka mesataren 7.5? Prandaj sipas tij, kjo kërkon një shikim të kujdeshëm të legjislacionit nëpërmjet të cilit duhet të bëjë të mundur dhe garantojë afrimin e dhjetra djemve dhe vajzave qa kanë studiuar në univeritstet më të mira të Botës./Oranews.tv/