PD: Rama i papërgjegjshëm

Opozita ben përgjegjës kryeministri Rama per përmbytjet e ditëve te fundit.

PD thotë se Rama është i papërgjegjshëm, pasi miliona leke te destinuara per emergjencat dhe kanalizimet, i ka shpenzuar per luksin e zyrave qeveritare.

Deklarata e plote e Luçiano Boçit:Pas çdo toke të përmbytur, pas çdo prodhimi të çuar dëm, pas çdo shtëpie e pasurie të mbuluar nga uji, qendron papërgjegjshmëria dhe politika korruptive e Edi Ramës.Me dorën e tij, Edi Rama ka hequr çdo vit miliona dollarë fonde të destinuara për kanalizimet, për ti dërguar si pako dhurata për miqtë e klientët e tij, për luksin e tij dhe shpenzimet qeveritare.

Çdo banor i Bregut të Matit, i Torovicës, i Ishmit, i Sukthit, i Shijakut, i Çermës, çdo banor i Rrrogozhinës, fshatrave të Elbasanit, të Lushnjës, Fierit, Dibrës, çdo i përmbytur këto ditë nga Veriu në Jug, duhet ta dijë se fatkeqësia natyrore nuk do të ishte kaq dramatike nëse nuk do të ekzistonte fatkeqësia tjetër më e rëndë, që quhet Edi Rama.

Asnjë punim në kanalizime nuk është bërë, edhe pse përvoja e afërt tregon se shirat sjellin përmbytje, edhe pse dihet se sezoni i reshjeve ishte në prag.

Fondet për këto punime të domosdoshme në infrastrukturë janë dërguar nga Edi Rama në drejtim të interesave të tij klienteliste.

Leave a Reply