Zidane: Këta lojtarë nuk largohen nga Reali

Zinedine Zidane ka konfirmuar se James Rodriguez dhe Isco nuk do të largohen nga Real Madridi

Trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka një lajm të mirë për tifozët e Los Blancos. Ai ka konfirmuar se James Rodriguez dhe Isco nuk do të largohen nga Real Madridi.Gjatë këtyre ditëve është spekuluar se James dhe Isco do të largohen nga Los Blancos pasi ishin të irrituar nga Rafa Benitez. Por, me shkarkimin e këtij të fundit gjërat në ‘Santoiago Beernabeu’ kanë ndryshuar.”James dhe Isco? Ju duhet ti doni lojtarët dhe tu trego i atyre se janë shumë të rëndësishëm për skuadrën dhe se në radhë të par është grupi”, ka deklaruar Zidane.

“Si grup mund të arrihet gjithçka. Këtë e kam mësuar si lojtar dhe kështu do të veprojmë. James e Isco janë të pazëvendësueshëm për ne. Kam një grup të shkëlqyer lojtarësh”, shtoi francezi.

Kurse, Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridi”Cristiano është i prashitshim. Kjo nuk bën as të mendohet e lere më të ndodh. Ai është shpirti i ekipit. Nuk do të shkoj askund”, ka theksuar ai. /Express/

Leave a Reply