Shaqir Fetai paska shkuar në Medrese për ta vizituar dhe për t’ia uruar postin dejtorit të ri të kësaj vatre të mesme profesionale! Drejtori është anëtar i “rijasetit” të Shaqir Fetait, si organ-institucion i BFI-së! Për ta thjeshtësuar për opinioninin e gjërë, po themi se, “rijaseti” është si një qeveri dhe, paramendoni të publikohet lajmi se si kryeministri vizitoi një ministri! Idiotizëm i skajshëm
Nga Mahir Rexhepi
Instalacioni i segmenteve politike antikombëtare e antifetare në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, paska kryer një “vizitë urimi”!!! Në situata të caktuara qëllimi justifikon mjetet! Sepse qëllimi është i sinqertë, i domosdoshëm, jetik dhe, në këtë rast, mund të justifikohet edhe tradhëtia, edhe shkatërrimi, edhe përmbysja totale! Ky justifikim mund të pranohet nga këndvështrimi i debilit, faqeziut, të shiturit, fuksit!
Shaqir Fetai tradhëtoi, Shaqir Fetai u fut në skema të rrënimit dhe shkatërrimit të BFI-së; u fut në defaktorizimin dhe në sektarizimin e komunitetit mysliman të vendit. Për herë të parë në historinë moderne të vendit kemi të regjistruar “bashkësi fetare islame” të tjera, ndonëse kjo është rreptësisht e sanskionuar me ligj! Për herë të parë kemi xhami private, kemi xhami që drejtohen nga sektashë të cilët nxorën kokë duke e shfrytëzuar dobësinë dhe ligësinë e Shaqir Fetait. Për këto lëshime, për mbylljen e syve para këtyre situatave faktike, Shaqir Fetai paguhet, merr rrogë, merr hurma humanitare, merr bileta për t’u shëtitur herë pas here dhe për t’u befasuar me ndonjë peshqesh “vëllazëror”, me ndonjë aparat telefoni etj.
Shaqir Fetai e ka shumë të qartë se ai, prej 99 për qind të myslimanëve të vendit llogaritet element i huaj, i pa dëshiruar dhe shumë i rrezikshëm për perspektivën e fesë islame në vend.
Shaqir Fetai thellë në ndërdijen e vet e ka shumë të qartë se është i huaj edhe për Bashkësin Fetare Islame, ndaj dhe, si i huaj që është, pret e përcjell njerëz nga organet dhe institucionet e BFI-së, takime këto që në kushte normale do të llogariteshin si shumë jetike në funksion të punëve ditore dhe të mbarëvajtjes së punëve. Shaqir Fetai pret profesor nga Fakulteti i Shkencave Islame!!! Një lajm ky që mund të plasohet vetëm nga një zyre shumë e largët, nga një person që nuk ka të bëjë fare me Institucionin e vizituar!
Shaqir Fetai paska shkuar në Medrese për ta vizituar dhe për t’ia uruar postin dejtorit të ri të kësaj vatre të mesme profesionale! Drejtori është anëtar i “rijasetit” të Shaqir Fetait, si organ-institucion i BFI-së! Për ta thjeshtësuar për opinionin po themi se “rijaseti” është si një qeveri dhe, paramendoni të publikohet lajmi se si kryeministri vizitoi një ministri! Po pse e bën këtë Shaqir Fetai! Sepse, e din shumë mirë që emërimin që e bëri ai ishte i jashtëligjshëm, ndaj dhe mendon se “organet” e tilla janë jasht orbitës së BFI-së dhe, vizitimet aty mund të sjellin ndonjë “përfitim”! Mund të urohet dikush që është i zgjedhur nga pala tjetër, është zgjedhur me konkurs në mesin e më shumë kadidatëve, apo që është emërtuar nga subjekte të huaja për BFI-në! Shaqir Fetai e uron drejtorin të cilin e emëroi vetë! A ka gjë më naive se kjo! Shaqir Fetai e paska vizituar Medresenë!!! A ka informacion më banal se ky! Është njëjtë sikur të thuhet se drejtori i fabrikës për prodhimin e aeroplanëve vizitoi repartin që prodhon krahë të aeroplanëve, apo bishtin e aeroplanit, ose edhe gomat e aeroplanit! Një lajm i këtillë do të ishte skandaloz dhe burlesk njëkohësisht.
Shaqir Fetai ia lejon vetes edhe të informojë për vizitën e organeve të veta që ua bën, edhe pritjen e dejtuesve të organeve të veta. Një organ kolektiv (si një qeveri), në kushte normale, do të duhej të ishte në një godinë, në takime të përditshme, në çdo orë, në çdo minut, të sillen vendime të përbashkëta dhe në kohë reale, dhe jo të vizitohen një herë në vit.
Sot, kur BFI-ja e Shaqir Fetait vizitohet prej qoftexhinjëve, prej guzhinierëve të suksesshëm, prej do nallbanëve e prej samarxhinjëve, dikur ky Institucion vizitohej nga burrshtetas të huaj e të kombit, nga komesarë ndërkombëtarë e nga faktorë me relevancë të konsiderueshme. Dikur ky institucion merrej me projekte jetike kombëtare, ndërsa sot merret me vizita të ambasadorëve maqedonasë si dhe për lavdërata për faktin se si Maqedonia e Veriut i plotëson të gjitha kushtet për euro-integrime, thuase kjo propagandë është detyrë ekskluzive e “reisit”!
A mund të ndodhin gafa dhe informata të tilla nga taborri i komuniteteve të tjera fetare në vend siç i ndodhin Shaqir Fetait? A mund të lexohet ndonjë lajm për z. Stefanin që ka vizituar ndonjë ipeshkëvi të vendit apo nonjë ambasador të Maqedonisë së Veriut. Kurrë! Sepse, ata liderë veprojnë ekskluzivisht në brendi të vijave të kuqe të jetës fetare. Askujt, asnjë force politike, asnjë subjekti shtetëror nuk i kanë borxh siç u ka Shaqir Fetai. Shaqir Fetai nuk po e kupton se tashmë është lexuar nga a-ja deri te zh-ja dhe se ai mbahet nën vëzhgim (qoftë edhe përmes “vizitave”) vetëm si element ruso-serb. Ai edhe në çastet kur është në “bashkëpunim” me botën arabe, është i angazhuar kryekëput për kazanin e politikave ruso-serbe. Këtë e ka dëshmuar jo një herë! Këtë tashmë e kanë kuptuar edhe qarqet politike që e instaluan, prandaj dhe po shprehen angazhime serioze për ta deinstaluar sa më parë!