Një burrë “mizor”, “gënjeshtar”, “hipokrit” dhe pa principe që “nuk di të lexojë”: kështu e ka përshkruar vëllain e saj, presidentin amerikan, ish gjykatësja federale Maryanne Trump Barry.
Sipas një sërë regjistrimesh të bëra në mënyrë të fshehtë nga mbesa e saj Mary Trump, autore e një libri “të papritur” për xhaxhain e saj dhe të lëshuar ekskluzivisht për Uashington Post.
Barry deri më tani nuk kishte shprehur mosdakordësi me presidentin amerikan.
Nga ana tjetër, Mary Trump, e cila është shprehur se xhaxhai i saj Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president dhe ka shprehur mbështetje për rivalin e tij Joe Biden, zbuloi për Post se ka regjistruar fshehurazi 15 orë biseda ballë për ballë me Maryanne në vitin 2018 dhe 2019.
Ish gjykatësja, në bisedat e regjistruara, thuhet të jetë ankuar për sjelljen e të vëllait: “Tweet-et e tij të mallkuara dhe gënjeshtrat e tij të mallkuara, Oh Zot … Ndryshimi i ngjarjeve, mungesa e përgatitjes … “. Në një moment Barry i thotë mbesës së saj:” Është hipokrit dhe mizori. Donald është mizor “.
Po ashtu në regjistrime, Maryanne Trump Barry i referohet të vëllait si një “mistrec” të cilit ajo i bënte detyrat ndërsa shton se arriti që të futej në shkollën e lartë vetëm sepse futi dikë tjetër që t’i kalonte provimet e pranimit për të.