Del nga shtëpia vetëm me SMS, Greqia merr masa të veçanta për një qytet

“Epidemia po përhapet me shpejtësi”. Kështu është shprehur ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias këtë të hënë duke cituar se situata në qytetin e Selanikut është shumë e vështirë.

Në Selanik po bien fort kambanat e kuqe, pasi një numër i lartë personash janë infektuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë nëpër spitale.

Atje janë regjistruar rreth 1300 raste vetëm gjatë fundjavës duke vënë nën presion të madh sistemin shëndetësor, sidomos njësitë e terapisë intensive për ta çuar vendin në një karantinë totale.

Ministri grek i Shëndetësisë deklaroi se vetëm për këtë qytet do të merren disa masa strikte. Nga  sot në mbrëmje, njerëzit mund të dalin vetëm duke dërguar një SMS ndërsa shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura.

Nga ora 8 ose 9 e mbrëmjes do të ndalohet udhëtimi jashtë prefekturës.

Leave a Reply