Demagogu në mesin e njerëzve i thyen kufinjtë e përshkrimit fiktiv të personazhit të zi nga e keqja, siç mund të jetë shejtani. Pra, në një farë forme, demagogu është vetë shejtani me pamje njeriu. I tillë ishte Shaqir Fetai përgjatë tërë një interviste dhënë disa javë më parë në MTV2 dhe publikuar vetëm këto ditë në faqen zyrtare të BFI-së
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Është bërë e padurueshme demagogjia e Shaqir Fetait, për më tepër pasi që i thotë vetes teolog, hoxhë, klerik. Kohë më parë, në MTV2, në emisionin OPEN, kishte dhënë një intervistë e cila ishte fund e krye demagogjike, përpjekje e paskrupullt e Shaqir Fetait për të gënjyer, për të trilluar, për të qenë jashtë çdo kornize ligjore dhe përgjegjësie institucionale. Thjesht, fliste si dikur bashkëpunëtorët e shërbimit sekret, të cilët që në fillet e para të bashkëpunimit mësohen për tri gjëra themelore: të zbukurojnë të shëmtuarën, të gënjejnë në opinion dhe, në pyetjet e drejtëpërdrejta të jenë sa më të tërthortë, duke llomotitur sa më shumë e për të mos thënë asgjë. Praktikisht, ky element spiunesk e ndiqte Shaqir Fetain përgjatë tërë intervistës.
Çka është demagogjia? Demagogji do të thotë mashtrim i masave të gjëra, duke i joshur me fjalë të bukura, e me premtime të rreme për t’i bërë për vete për qëllime e synime të caktuara nga punëdhënësi i vërtetë i demagogut.
A i ka hije demagogjia Shaqir Fetait? Demagogjia është ekskuzivisht sifat i shejtanit! Nëse opinioni do të ketë durim për ta përcjellë intervistën e Shaqir Fetait dhënë emisionit OPEN, sakaq do të konkludojë se para syve të vet, të mbërthyer brenda ekranit, e ka vetë Iblisin. Gazetarja, për çdo lavdatë, u mundua që të prekë ato tema me interes për publikun e gjërë, kurse Shaqir Fetai, u mundua që ta manipulojë gazetaren dhe opinionin e vendit, duke e bartur nëpër valët e përgjigjeve të djallëzuara, vetëm e vetëm për t’i dhënjë bashkëbisedimit një orientim “paqësor” dhe plotë lavdërata.
Që nga përpjekjet monstruoze të Shaqir Fetait për ta bërë fakt të kryer “kreun e BFI”, përmes urimeve dhe “përkrahjeve” që i paskan ardhur e deri te përpjekjet e tij të djallëzuara për t’i përvetësuar idetë, angazhimet konkrete kombëtare e fetare, propozimet, vizionet dhe Platformën e Lëvizjes për Reforma në BFI, Shaqir Fetai na del një demagog i kulluar, një plagjiat e kompilator, një urith i nëntokës e një mi gjirizi, që e përligj çdo model të devotshmërisë. Shaqir Fetai le të tregojë se si i gënjeu ndërkombëtarët nga bota arabe se kinse u zgjodh “kryetar i BFI”, pas së cilës rrenë pasuan edhe urimet e disa nga faktorët relevant të botës islame. Pasi u sqaruan nga ana e Lëvizjes për Reforma në BFI, që të gjithë faktorët nga bota islamo-arabe, kanë ngelur të zhgënjyer nga kjo hipokrizi e një mashtruesi të paskrupullt që dëshiron të bëhet “kreu i BFI”.
Le të tregon Shaqir Fetai se si i besdisi, si kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ashtu edhe kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i lutur me dhjetra herë që t’ia nisin ndonjë urim përkrahje. Skuth e shkuar skuthit!
Në vazhdim gjithësesi që do ta analizojmë dhe do ta komentojmë në hollësi dhe gjërësisht intervistën, sa për t’ia bërë me dije Shaqir Fetait se, ai nuk është duke jetuar më në kohën e punëdhënësve të tij si student, kur detyrë parësore e kishte nuhatjen dhe gjuajtjen e nacionalizmit shqiptar e boshnjak. Shaqir Fetai duhet të dalë nga lëvozhga e demagogjisë dhe të tregojë se kush e futi, si u fut, dhe cili është misioni i tij në tërë këtë lojë. Pa dyshim, misioni i tij mund të jetë i i gjithëçfarshëm, por aspak mision islamik. Ndaj Shaqir Fetai duhet të ikë sa më parë, sepse na ka ngelur për faqe të zezë dhe, me tërë të zezat e tij mundohet të na shesë moral e islam. Me demagogji? Me sifate të Iblisit? Kurrë!