Shqipëria është një ndër vendet në rajon me shkallën më të lartë të dëmtimit të sipërfaqeve pyjore në rajon gjatë 20 viteve të fundit. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nuk i ka mohuar denoncimet e një javë më parë të masakrave që po vijojnë në pyjet e vendit nga subjekte të ndryshme private që kanë marrë lejen e prerjeve dy muaj më parë, por ka theksuar se në ministri ka vetëm një inspektor për 15 mijë ha pyje. ”Sot raporti për të ruajtur pyjet është 15 mjië hektarë, një inspektor pyjesh. Dhe me relievin malor që kemi dhe mungesën e rrugëve është e pamundur që një inspektor të mund t’i kontrollojë. Prandaj kemi kërkuar të bashkëpunojmë me policinë e shtetit. Për vitin 2016 kemi parashikuar vendosjen e kamerave termike në të gjitha akset kryesore, ku mund të kryhet trafiku i lëndës drusore. Kjo do të mundësojë të kontrollohet online çdo gjë që mund të ndodhë”, tha Koka. Ministri i Mjedisit Lefter Koka, e ka vënë gishtin tek subjektet minerare, por edhe tek konsumatorët individual si dëmtuesit më të mëdhenj ndër vite të pyjeve. Koka tha se zgjidhja nuk është vetëm moratoriumi i pyjeve për dhjetë vitet e ardhshme por edhe heqja e TVSH-së për importin e lëndës drusore, për të stilumuar importin e kësaj lënde për të ulur nevojën e industrisë për lëndë drusore vendase.“Dëmet që ne kemi pësuar kryesisht në fondin pyjor kanë qënë druri që është përdorur në miniera, për dru zjarri në restorante etj., sigurisht është dhe konsumi familjar. Ne kemi kërkuar pranë qeverisë dhe unë besoj se do të jetë e mundur heqjen e TVSH-së së lëndës drusore që përdoret për djegie”, thotë ministri Koka. Prej disa vitesh Shqipëria po përballet me përmbytje masive në zonat veri-pereëndimore dhe jug-perëndimore. Kreu i mjedisit tha se kjo situatë ka ardhur edhe si pasojë e zhveshjes së maleve, shkatërrimit të brezave pyjore përgjatë luginave të lumenjve si dhe mosdisiplinimit të ujrave nëntokësore. / Top Channel
Trump njeri i guximshëm”, Putin: NATO e ka humbur arsyen e ekzistencës së saj
Në një intervistë për një media ruse, Presidenti Vladimir Putin u shpreh optimist per rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e…