Rama-Meta takohen për drejtësinë

Kur e gjithë vëmendja e klasës politike është përqendruar tek reforma ne drejtësi, aleatet Edi Rama dhe Ilir Meta jane takuar per te dytën here brenda kësaj jave. Ndryshe nga takimi i se mërkurës kur Rama dhe Meta jane takuar vetem për vetem, këtë te shtune ne vilen qeveritare 30 ndodhen edhe krerët e grupeve parlamentare Gramoz Ruçi e Petrit Vasili si dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Takimi i kryeministrit Rama dhe kryetarit te kuvendit Ilir Meta se bashku me ministrat apo krerët e grupeve parlamentare, u kthye ne rutine per te koordinuar axhenden parlamentare veçanërisht per ligjet e rëndësishme si buxheti apo paketa fiskale, por edhe për ato drafte qe kërkonin 84 vota per t’u miratuar. Por mesa duket koalicioni qeverisës ka vendosur ta ruaje traditën edhe ne prag festash e kur Parlamenti, nuk do te mblidhet deri ne 18 janar.

Leave a Reply