Dënimi i Juventus, Allegri: Jashtë fushe mendon klubi, ne ta bëjmë brenda saj

Juventus u penalizua me 15 pikë në renditje për sezonin aktual nga Gjykata e Apelit e Federatës Italiane të Futbollit. Ky vendim erdhi pas akuzës për mashtrimit financiar në lidhje me transferimet e lojtarëve.

Kjo bëri që skuadra të zbresë në mesin e tabelës së klasifikimit në Serie A dhe për trajnerin Massimiliano Allegri nuk duhet menduar për këtë masë, por si të rikthehen lart.

“Për atë që ndodh jashtë fushës mendon klubi, ne jemi të përqendruar për atë që duhet të bëjmë brenda fushës. Kur mora vesh për zbritjen e 15 pikëve, bëra menjëherë llogaritë se sa na duhet që të arrijmë zonën Champions, me pak fjalë diçka të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Ndëshkime pati edhe për drejtues përfshi ish-presidentin, Andrea Agnelli, i cili nuk duhet të jetë pjesë e futbollit për 2 vite.

Akuzat janë hedhur poshtë nga klubi që pret zbardhjen e vendimit dhe më pas ta ankimojë pranë Komitetit Olimpik Italian.

Leave a Reply