Departamenti tha se shkrirja do të reduktonte konkurrencën dhe do të çonte në çmime më të larta për konsumatorët. AT&T ka thënë se do ta kundërshtojë padinë, duke e quajtur atë një distancim radikal nga praktika e konkurrencës në SHBA.
Presidenti amerikan Donald Trump kundërshtoi marrëveshjen gjatë fushatës së tij, vitin e shkuar, duke ndezur polemika. Drejtuesit e AT&T thanë ndërkohë se mendonin se marrëveshja ka qenë në një rrugë të mbarë deri kohët e fundit. Ata i referohen shqetësimeve për ndikime të mundshme politike në një kohë kur vetë Trump njihet si një kritik i zëshëm i CNN, që është në pronësinë e Time Warner.
Sipas drejtuesve të AT&T, ka pasur shumë spekulime dhe raporte se gjithçka bëhet për CNN. Në padinë e tij, departamenti i Drejtësisë pretendonte se marrëveshja, me vlerë prej më shumë se 85 miliardë dollarësh kur u lajmërua vitin e shkuar, do të dëmtonte konsumatorët amerikanë./e.e