Deputetë të Dumës të përfshirë në skandalin e kokainës që u kapën në ambasadën ruse në Argjentinë

Ligjvënësit rusë mund të kenë qenë pranuesit e fundit të disa prej 400 kilogramëve kokainë që u kapën nga ambasadën ruse në Buenos Aires të Argjentinës në vitin 2018.

Kështu thuhet në një raport hulumtues të publikuar nga Qendra Dossier, duke shtuar se katër të dyshuar po përballen me gjykim në Rusi pas një hetimi njëvjeçar në zbulimin e kësaj sasie të kokainës në vlerë rreth 50 milionë dollarëve. Dy të dyshuar të tjerë po mbahen në Argjentinë.

Organizata Dossier tha se kishte marrë dokumente hetimore ruse dhe argjentinase, duke përfshirë 10 mijë faqe të dosjeve të çështjes dhe 402 orë përgjime telefonike si dhe transkriptime të marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Dossier thotë se ish-oficeri i ushtrisë ruse Mikhail Kazantsev u kishte thënë hetuesve se i dyshuari kryesor në operacionin e kontrabandës së kokainës, Andrei Kovalchuk, kishte konfirmuar përmbajtjen e ngarkesës së sekuestruar me anë të një thirrje private pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar.

“Sipas Kovalchuk, një pjesë e kokainës ishte menduar për deputetët e Dumës [Kuvendi i Rusisë] dhe për anëtarët e Këshillit të Federatës Ruse”, tha Kazantsev.

Daily Beast, e cila bashkëpunoi me Qendrën Dossier për hetimin, tha se dokumentet e marra tregojnë për një “mbulim të krijuar për të mbrojtur zyrtarët qeveritarë [të implikuar] dhe ndoshta bashkë-komplotistë të tjerë pa emër në zinxhirin ushqimor në Rusi”.

Leave a Reply