Sipas tyre pakti me Francën nuk do të ndalë emigracionin e paligjshëm dhe se ky investim është i dështuar
Deputetët konservatorë si dhe sindikatat dhe grupet për refugjatët kanë dënuar nënshkrimin e marrëveshjes 72 milionë euroshe për të ndalur emigracionin e paligjshëm në Kanalin e La Manshit.
Natalie Elphicke dhe Tim Loughton deputetë në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar janë shprehur se marrëveshja është e dyshimtë pasi nuk do të frenojë plotësisht emigracionin e paligjshëm. Sipas tyre patrullat që do të vendosen në plazhet nuk do të përballojnë dot fluksin e emigrantëve të cilët shtohen çdo ditë.
“Nuk përputhet me shkallën apo urgjencën e krizës së varkave të vogla, apo me rrezikun në rritje të humbjes së jetëve me afrimin e dimrit,” është shprehur Elphicke. Sipas Loughton ka deklaruar se nuk ka asgjë në këtë marrëveshje që detyron policinë franceze të ndalojë dhe arrestojë këdo që përgjon.
Grupet e refugjatëve si dhe sindikatat kanë bërë të ditur se marrëveshja është e dështuar që në hartimin e saj pasi oficerët nuk do të ndalin ardhjen e mijëra emigrantëve të tjerë përgjatë muajve në vijim. Para samitit të G20 kryeministri britanik Rishi Sunak u shpreh se kjo të frenojë ardhjet por është një çështje që do të kërkojë kohë dhe nuk mund të zgjidhet vetëm në një ditë të vetme.
Marrëveshja premtoi një rritje prej 40% të numrit të patrullave që patrullojnë plazhet franceze, në mënyrë që bandat e organizuara kriminale të emigracionit të mund të përçahen dhe çmontohen. Ai përfshin gjithashtu investime shtesë në infrastrukturën portuale në Francë, përdorimin e teknologjisë për të zbuluar kalimet, si dronët, dhe bashkëpunim më të madh ndër-europian.
Marrëveshja është e katërta Britani-Francë në tre vjet por deri më tani autoritetet britanike kanë dështuar që të ndalin emigracionin. Deri më tani këtë vit, më shumë se 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla, nga 28,526 vitin e kaluar, Shifrat e fundit tregojnë se deri në fund të qershorit 2022 103,000 kërkesa për azil ishin në pritje të një vendimi.