Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Nga Bashkimi Evropian, zgjodhën që të mos komentojnë mbi këtë çështje.
E për këtë në rrjetin social, X, Kearns shkroi se BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë, shkruan klankosova.tv
“Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë” – shkroi ajo.
Ndryshe, Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.