Haxhiu dhe Sveçla në vilën e Radoiçiq: Pamë luksin ku ka jetuar ky kriminel (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e kanë vizituar këtë të premte vilën e organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Vetë Haxhiu ka publikuar pamje të momentit të shëtitjeve jashtë dhe brenda vilës, bashkë me Sveçlën.

“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radoiçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij”, ka shkruar Haxhiu.

“Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

https://www.facebook.com/share/v/tdUrfgycMUomZD6j/?mibextid=Nif5oz

Leave a Reply