Dërgimi i 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë për t’iu ardhur në ndihmë popullit italian në këto ditë vuajtjesh, ka emocionuar edhe aktoren amerikane me famë botërore, Sharon Stone.
Ajo ka publikuar një foto nga 8 gushti i vitit 1991, ku mbi 20 mijë shqiptarë tejmbushën anijen “Vlora” për të ikur drejt tokës së ëndërruar, Italisë. Aktorja shkruan se shqiptarët nuk e harruan ndihmën që Italia iu ofroi kur ata kishin më shumë nevojë.
“30 vjet më parë Italia vendosi që t’i ndihmojë ato. Sot Shqipëria vendosi të dërgojë 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër”, shkruan Sharon Stone.