Basha propozon 11 ndryshime për statutin e partisë

Janë 11 ndryshime që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do t’i propozojë kryesisë së partisë në mbledhjen që do të zhvillohet më 15 Korrik.

Në propozimet e tij është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti, Kryesia e Seksionit, është shtuar si strukturë vendore e partisë Këshilli Koordinues i Qarkut, është zgjeruar kryesia e degës, është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, është zgjeruar kryesia e partisë, është rikonceptuar sekretariati ekzekutiv i partisë, është bashkuar në një komisionit të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës është riformatuar Komisioni i Përhershëm i statutit etj.

Fillimisht propozimet do të shqyrtohen në Kryesinë e partisë të enjten. Dy ditë më pas, kur të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar ato do të miratohen.

Selia blu do të zhvillojë të enjten një mbledhje kryesisë ku në fokus të diskutimeve mes anëtarëve do të jetë shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së zgjedhjeve të 25 Prillit për fazën e parë të saj si dhe ndryshimet në statutin e PD-së.

Leave a Reply