“Lumë” komentesh raciste për futbollistët që humbën penalltitë, reagon Johnson: Abuzuesit të kenë turp nga vetja

Anglia u mund të dielën në finalen e Euro 2020 duke shuar shpresat për të fituar për herë të parë një kampionat europian. U deshën penalltitë për të caktuar fituesit mes tyre edhe Italisë dhe anglezët u treguan më pak të saktë.

Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka ishin futbollistët e “3 luanëve” që nuk u treguan precizë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë këta futbollistë janë bërë subjekt i abuzimeve raciste në mediat sociale. Faqet e tyre zyrtare janë mbushur me komente raciste.

Aq të shumta kanë qenë saqë kanë sjellë reagimin e Federatës Angleze të Futbollit. “Federata dënon çdo lloj forme diskriminimi dhe është tmerruar nga racizmi online që ka shënjestruar disa nga lojtarët e Anglisë”, tha një zëdhënës i federatës i cili kërkoi që të merren masa.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Boris Johnson. “Ky ekipi meriton të duartrokitet si hero, dhe jo të abuzohet në rrjetet sociale. Personat përgjegjës për abuzimin e tmerrshëm duhet të kenë turp nga vetja”, shkruante ai.

Edhe policia metropolitane dënoi rastet dhe tha se do të nisë hetimet.

Leave a Reply