OKB thirrje për të luftuar racizmin

“T’i jepet fund padrejtësive mes njerëzve, pas vrasjes se George Floyd në Minnesota”

Njerzit me origjine afrikane përballen me padrejtësi racore krahasuar me pjesën tjetër të shoqërisë

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar veprime globale përfshirë dëmshpërblimet për të luftuar racizmin ndaj njerëzve me origjinë afrikane.

Raporti i tij i ri gjithashtu nxit reformën arsimore si dhe adreson një ndër problematikat më të mëdha diskriminimin. Gjetjet përmendin shqetësime në rreth 60 vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Francë, Kanada, Brazil dhe Kolumbi.

Studimi filloi pas vrasjes së George Floyd, një i ri afro-amerikan i paarmatosur i cili humbi jetën teksa një polic i vendosi gjurin në fyt në 2020. Përfundimet thonë se protestat mbi vdekjen e tij nga Minesota dhe dënimi i një polici të bardhë ishin një pikë thelbësore në luftën kundër racizmit.

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet u bëri thirrje vendeve që të miratojnë axhenda transformuese për të çrrënjosur këtë problem. Raporti i OKB-së bazohet në diskutime me më shumë se 300 ekspertë , njerëz me origjinë afrikane dhe kërkon të shtyjë kombet për t’i dhënë fund padrejtësive racore.

Në të thuhet gjithashtu se racizmi ishte problemi më i madh në vendet e lidhura me tregtinë e dikurshme të shumë miliona afrikanëve të destinuar për skllavëri.

Klan News

Leave a Reply