Finalja e Europianit do jetë Angli-Itali/ Danimarka del jashtë me polemika

Anglia do te diskutoje kampionatin Europian me Italine ne finalen e madhe me 11 korrik në Uembli.

Tre luanet fituan 2 me 1 pas kohes shtese kunder Danimarkes ne nje ndeshje ku vendasve iu desh te permbysnin rezultatin.

Danezet kaluan te paret ne avantazh me ane te nje supergoli te Damsgard nga goditja e denimit.

Mirepo nje autogol i Kjaer riktheu baraspeshen ne Uembli.

Pjesa e dyte nuk solli asgje dhe ndeshja shkoi ne shtese, aty ku vendimtar ishte Sterling. Ai fitoi nje 11-metersh mjaft te diskutuar, qe u akordua nga gjyqtari holandez Makkelie edhe pas rishikimit ne VAR.

Kane e pa veten ti pritej penalltia, por ishte me fat qe topi u kthye serish ne kembet e tij per ta çuar ne rrjete.

Danezet ishin te pafuqishem per te barazuar dhe largohen me koken lart nga Euro 2020. Ndersa Anglia gjen nje finale pas plot 55 vitesh ndonese ndaj Italise do jete e veshtire.

Leave a Reply