Peter Strzok, agjenti i FBI-së i cili u vu në qendër të akuzave nga republikanët për dërgimin e mesazheve të ngarkuara politikisht që “shqetësonin” presidentin Donald Trump, u shkarkua nga Byroja Federale.
Strzok u bë personi i tretë i rangut të lartë që shkarkohet nga FBI gjatë presidencës së Trump.
Aitan Goelman, avokati i Strzok, tha në një deklaratë se Zëvendës Drejtori i FBI, David Bowdich mori vendimin për të ndërprerë marrëdhënien e punës.
Vendimi, shtoi Goelman, ishte në kundërshtim me një rekomandim të Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale të Byrosë Federale, e cila kishte kërkuar që Strzok të përballet me një pezullim prej 60 ditësh dhe zvogëlim të përgjegjësive.
Ai tha se shkarkimi i klientit të tij ishte i motivuar politikisht dhe se tekstet e tij përfaqësonin fjalimin politik të mbrojtur me Amendamentin e Parë.
Ish-drejtori i FBI’së James Comey dhe drejtorin e posaçëm të FBI’së, Andrew McCabe, janë dy zyrtarët e tjerë të shkarkuar më herët gjatë presidencës së Trump.