Dështimet e njëpasnjëshme të Shaqir Fetait

Fiks një vit më parë, pra më 22 prill të vitit 2021, Shaqir Fetai në Sarajevë nënshkroi memorandumin “Shporta e Ramazanit”, me Drejtorin e Zyrës Rajonale të Ligës Botërore Islame (RABITA) në Bosnjë-Hercegovinë, Abdullah bin Rahmatullah Qari-n! Dhe, ku shkuan ato “shporta”? A i pa dikush? Ku i treti Shaqir Fetai, apo, edhe këta, që në fillim e hetuan se kanë të bëjnë me një manipulant dhe me një mediokër i cili vdes për të vjedhur merita të huaja

Nga Visar Ibraimi

Si pasojë e mostransparencës, si pasojë e keqpërdorimit dhe vjedhjes së ndihmave humanitare që tash e disa vite vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, sivjet ndryshoi “taktika e veprimit”! Gjithnjë ndihmat vinin dhe dorëzoheshin në BFI disa ditë para Muajit të Ramazanit. Vinin nga 5000 pako dhe “shpërdaheshin” gjatë ditëve të Ramazanit! Natyrisht, raportime mbi atë se si u shpërndanë dhe ku u shpërndanë nuk pati asnjëherë, ndërsa tek donatori turk vazhdimisht deponoheshin fakte e argumenta për keqpërdorim të ndihmave humanitare, madje edhe për shitje të artikujve të veçantë të nxjerrur nga pakot e donuara për ndihmë.
Ky matrapazllëk u vërejt fuqishëm edhe vitin e kaluar, prandaj, turqët “e ndëshkuan” bashkësinë “fetare” të Shaqir Fetait, nuk dorëzuan asgjë!
E vetmja bashkësi fetare islame në rajon ishte BFI-ja e cila nuk arriti të kryej asnjë aksion humanitar. E vetmja BFI-ja e uzurpuar prej aletit të pushtetit maqedonas, Shaqir Fetait, nuk ka kurrfarë programi për humanizëm, nuk ka kurrfarë lëvizje për të realizuar ndonjë projekt vetanak humanitar, nuk ka kurrfarë aksioni për mbledhjen e ndihmave humanitare për të varfër! Iku dy e treta e Muajit të Ramazanit, ndërsa BFI-ja e nënshtruar nuk u kujtua në asnjë sekond për të varfërit e Maqedonisë së Veriut që janë mbi 46.300 që jetojnë në mjerim të paimagjinueshëm!
Megjithatë, Vakëfi i Turqisë dhjetë ditë para përfundimit të Muajit të Mëshirës, pasi sanksionoi BFI-në duke e përjashtuar nga programi i vet për ndihma humanitare, vendosi që të solidarizohet me myslimanët e varfër të këtij vendi duke ofruar 4000 pako me ndihma humanitare, nga kontigjenti humanitar i shpërndarë nëpër shtete të ndryshme të botës. Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë zgjodhi që edhe sivjet shpërndarës teknik të kësaj ndihme të jenë organet e BFI-së dhe, Shaqir Fetai, në vend se të zotohet se kësaj radhe nuk do të ketë manipulim, keqpërdorim dhe vjedhje të ndihmave të vëllezërve turq dedikuar bashkëqytetarëve tanë të varfërve, të skamur e në nevojë, ai u del zot ndihmave të huaja duke thënë se “BFI-ja filloi me etapën e dytë të ndarjes së ndihmave humanitare”.
Pra, duhet fuqishëm të nënvizohet fakti se, këto pako me arikuj ushqimorë e higjienik, nuk janë të Shaqir Fetait, nuk janë të “bashkësisë” së tij, nuk janë produkt i aksionit humanitar të inicuar prej tij, thjesht, janë ndihma humanitare nga Turqia, të cilat, në cilësinë e aktivistëve “humanitarë” do t’i shpërndajnë honxho-bonxhot e Shaqir Fetait. Kaq!
Fiks një vit më parë, pra më 22 prill të vitit 2021, Shaqir Fetai në Sarajevë nënshkroi memorandumin “Shporta e Ramazanit”, me Drejtorin e Zyrës Rajonale të Ligës Botërore Islame (RABITA) në Bosnjë dhe Hercegovinë, Abdullah bin Rahmatullah Qari-n! Dhe, ku shkuan ato “shporta”? A i pa dikush? Ku i treti Shaqir Fetai, apo, edhe këta e hetuan që në fillim se kanë të bëjnë me një manipulant dhe me një mediokër i cili vdes për të vjedhur merita të huaja!
Shaqir Fetait nuk e ka dert humanitetin, nuk i intereson asnjë i varfër në Maqedoninë e Veriut, mjafton që të pallohet vetë, si i babzitur, me “qevabçiçi” dhe të tallet me kë të ketë përpara!
Po si erdhën këto ndihma nga Turqia! Në mënyrë të befasishme? Nuk i priste Shaqir Fetai, apo e gjetën të papërgatitur! Cila është logjika që “aksionin” ta nisë me bashkëhajnin e vet Qenan Ismailin, të cilin e mburrë deri në kupë të qiellit, ndërkohë që nuk ka mysliman në Shkup që nuk e njeh si prepotent dhe si shpirtzi në sy të të varfërve! Po të tjerët! Pse mos të fillojë aksioni në prani të të gjithë myftinjëve, të cilët, sot do të duhej të ishin të përgatitur, me mjetet e tyre transportuese, të ngarkonin pakot dhe nesër të shpërndaheshin njëherazi të gjitha, në çdo shtëpi të të varfërve! Pra, në shtëpi të të varfërve dhe jo të anëtarëve të myftinive dhe të “nëpunësve” të papërgjegjshëm! Pakot turke brenda vetes nuk përmbajnë një “iftar”, por, janë mbushur e planifikuuar për tërë Ramazanin! Askujt, pra, as Shaqir Fetait nuk i lejohet që të tallet me ata që janë në nevoj, që t’u bëjë humanizëm duke ua dhën sot një pako, nesër një pako, pasnesër një pako dhe, kështu, të presin në radhë të varfërit kur t’u vie radha të marrin pakon e të pashpirtit, Shaqir Fetait!
Ja pra, sikur mos të ishte ky kontigjent ndihmash nga Vakëfi i Turqisë, cili do të ishte aktiviteti humanitar i Shaqir Fetait dhe i “bashkësisë” së tij! Jo ai “aktivitet” i shtrimit të iftareve të majme për turlifarë mahluku, por, për skamnorët! A ka fytyrë Shaqir Fetai që të kërkojë ndihma, të grumbullojë e të maganizojë artikuj qindra tonëshe, të jetë i gatshëm në çdo moment për të ndihmuar skamnorë, sidomos gjatë Muajit të Mëshirës – Ramazanit? A ka guxim Shaqir Fetai që ta dëshmojë “mirësinë” e vet! Jo, sepse nuk e ka!
Shaqir Fetai është antihumanisti më i madhë i këtij nënqielli, sepse, kështu është gatuar, kështu është formuar! Nuk mund të jeshë i sukseshëm në punët e UDB-së ndërsa të jeshë shpirtmirë! Spiunimi, marrja më qafë e njerëzve nuk shkon me humanitet!

Leave a Reply