Detaje të reja janë zbuluar për ekzekutimin e biznesmenit Albert Krasniqi, i cili dyshohet se u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi pasi i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici sepse kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.
Mediat kosovare bëjnë me dije se se në vendin e ngjarjes u gjet një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë. Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa i dyshuari për vrasjes është arrestuar.
Varrimi i Albert Krasniqit do të bëhet ditën e sotme në orën 15:00. Këtë njoftim e kanë dhënë familjarë të të ndjerit.
“Familjar, miq e dashamir, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e Prishtinës”, shkruan një prej familjarëve