Shaqir Fetai e ka debolesë “informimin”

Shaqir Fetai, pushtusi i dhunshëm i BFI-së falë përkrahjes dhe shtytjes nga pushteti maqedonas, paska pritur për urime dhe përshëndetje një zëvendësdrejtor e një afarist, do aktivistë shqiptar “anekënd trojeve etnike”(!!!) e do hoxhallarë nga Shqipëria, të cilët qenkan ndarë të kënaqur nga informimi i “pushtuesit” për “programin” e vet dhe për perspektivën e këtij Institucioni. Shaqir Fetai është mësuar t’i informojë të tjerët, sepse këtë aktivitet e ka debolesë qysh si student në Sarajevë

Cili është ai mesazh që po na e përcjell Shaqir Fetai përmes “praktikës së shenjtë” të tij, në pritje të turlifarë mahluki për t’ia uruar këtij postin “reis” të caktuar nga pushteti maqedonas si dhe për t’i “informuar” të gjithë ata me “programin” dhe me “planet” e tij për të ardhmen e BFI-së?! Po, ka një mesazh konspirativ: Shaqir Fetai përpiqet të na dëshmojë se atë e duan të gjithë, se ai nuk urrehet, se ai kurrë nuk ka qenë i keqi, rrjedhimisht, ai ësht “shpëtimtari”! 

Shaqir Fetai, me gjasë, edhe në djep ka qenë i keq, i përkundur për prapështira e për idiotizma, për informator e për tradhëtira (ka tradhëtuar “babain” e vet shpirtëror me pamje markante!). Shaqir Fetai është njeriu më i urryer prej të gjithë shqiptarëve, anekënd trojeve shqiptare. Shaqir Fetai mund të bashkëpunojë vetëm me ata të cilët dikur i shpallte (bashkë me reisin e vet) si “filiale të UDB-së maqedonase!

Shaqir Fetai paska nevojë që të presë sa më shumë njerëz dhe të gjithëve t’ua elabrojë “programin dhe planet” e veta për të ardhmen e BFI-së?! Planet dhe projektet e Shaqir Fetait tashmë u dëshmuan – ta shkatërrojë deri në themel Institucionin e BFI-së! Veprimet dhe hapat antikushtetuese, duke shkelur aktet normative të BFI-së, flet qartë se cili është misioni i Shaqir Fetait. Shaqir Fetai është si ai bajlozi i zi, i cili, tërë punën  e tre vëllezërve që e bënin gjat ditës, natën dilte bajlozi dhe ua shkatërronte! 

Po pse lodhet Shaqir Fetai me të tilla urime e përshëndetje! Pse lodhet duke ua zbërthyer “programin e vet”! Le ta botojë, le ta nxjerrë në publik dhe të ifnromohet mbarë opinioni se cili qenka programi i tij! Natyrisht, nuk e ka! Të gjithëve ua tregon “programin” kurse hala nuk e ka parë “Rijaseti” i tij! Të gjithëve u raporton për “programin e vet”, ndërsa ka suspenduar organin kryesor – KUVENDIN! A e ka mbledhur Kuvendin e BFI-së, a i ka raportuar kuvendarëve, a ua ka prezantuar programin kuvendarëve, a ua ka treguar nevojat buxhetore për atë “program” dhe a ia kanë miratuar buxhetin, sepse për këtë punë është Kuvendi? Natyrisht, që nga qershori i vitit 2018 deri më sot nuk është mbledhur akoma Kuvendi i BFI-së.

Shaqir Fetai, e ka shndërruar BFI-në në odën e vet personale ku pret e përcjll njerëz që urojnë e përshëndesin! E kryen këtë veprim se, realisht e ndjenë që po urrehet nga qenia kombëtare, arsyen e di vetë ai! E kryen këtë veprim sepse, nuk di veprime të tjera, nuk di se çka të bëjë, është i shantazhuar deri në palcë, nuk ka ide, nuk ka vizion, është mësuar që të urdhërohet, të marrë detyra e porosi, është mësuar të punojë vetëm sipas strategjisë së urithit! Në BFI ka bërë karrierë si cung, mendjen e ka pasur gjetkë! Ai po pret dhe po përcjell, sepse nuk po i vinë direktivat se çfarë të bëjë, sepse, ata që e sollën aty, nuk kanë kohë të merren me Shqir Fetain; ata që e sollën aty i kanë thënë që, prit e përcjell, deri sa të lirohemi nga zgjedhjet lokale dhe, mbase edhe zgjedhjet e parakohëshme; shtyeje me pritje e përcjellje, derisa të bindemi se e meriton të të dirigjojmë, varësisht kontributeve të tua partiake! Shaqir Fetai urrehet prej katundit të vet, prandaj dhe politikisht humbi aty në zgjedhjet e fundit! Shaqir Fetai është vetëm një skuth i ndërkryer dhe asgjë tjetër. Sikur e tërë bota të rreshtohet para “odës” së tij në pritje për ta përshëndetur dhe uruar, kjo nuk ia rritë vlerat atij, sepse, qysh herët i ka këmbyer me Stanko Dragoviqin, pastaj ia ka falur Temelko Boshkovskit. Është plotësisht i pavlerë. Allahu i Gjithëdijshëm, për një si Shaqir Fetai që e shkelë Kushtetutën e cila bazohet në  parimet islame, në ajetin 5 të sures El Xhumu’a, thotë: “… i shëmbëllen gomarit, që vetëm sa i mbart librat…”

(Lëvizja Myslimane pë Reforma në BFI të RMV-së)  

Leave a Reply