Pjesë e “Axhendës së Investimeve 2021” për përmirësimin e klimës së biznesit
Pas 10 muajsh pune, Dhoma Amerikane e Tregtisë në vendin tonë ka hartuar një dokument me 40 rekomandime specifike që e quan “Axhenda e Investimeve 2021”.
Rekomandimet i drejtohen qeverisë dhe parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit dhe synojnë përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë, ku renditen jo vetëm sfidat, por dhe zgjidhjet dhe mundësitë që reja që duhet të krijohen në mënyrë të veçantë për thithjen e investimeve të huaja direkte.
Rekomandimi i parë është miratimi i një Strategjie Investimesh që propozohet të udhëhiqet nga Ministria e Financave dhe të mbështetet dhe monitorohet nga vetë Kryeministri.
Përveç kërkesës për të shkurtuar burokracitë për investimet duke ndjekur modele që janë aplikuar në Serbi e Maqedoninë e Veriut, sugjerohet miratimi i një pakete ligjore antiryshfet që për hartuesit e këtij dokumenti është një nga metodat më efektive të luftimit të korrupsionit.
Një propozim tjetër është dhe ai për modernizimin e ligjit të taksave dhe të ardhurave, ristrukturim të taksave, si dhe ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë duhet siguruar një taksimi i barabartë i individëve. Duke iu referuar ndryshimeve që u bënë nga qeveria për bizneset e vogla deri në 14 mln lekë xhiro vjetore, në dokument tërhiqet vëmendja se kjo kategori përjashtohen nga Tatimi mbi Fitimin dhe Tatim mbi të Ardhurat Personale, por ndërkohë punonjësit duhet paguajnë taksa progresive në pagën e tyre. Kjo krijon shtrembërimi dhe stimujt e padrejtë.
Rekomandime të tjera janë krijimi i një zone ekonomike rajonale, si dhe që ligjet e propozuara nga qeveria, që janë afro 50 përqind e ligjeve që miratohen në parlament, t’i nënshtrohet edhe ato konsultimit publik.